Juve favorit
(E plotësuar) – 2′ Benfica në epërsi ndaj Barcelonës, autori i golit Pavlidis.
Gjithçka gati
Ndeshjet
Atletico Madrid – Bayer 0:0
Benfica – Barcelona 1:0
Bologna – Dortmundi 0:0
Club Brugge – Juventusi 0:0
Cërvena Zvezda – PSV 0:0
Liverpool – Lille 0:0
Sllovan – Stuttgart 0:0
Atalanta bindshëm ndaj skuadrës austriake
Atalanta ka shënuar fitore të lehtë, me rezultat 5:0 ndaj Sturm Grazit, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League.
Berat Gjimshiti u paraqit nga minuta e 71-të duke treguar lojë të mirë për Atalantën.
Golat i realizuan Retegui (12′), Pashaliq (58′), De Ketelaere (63′), Lookman (90′) e Brescianini (0+5′).
Atalanta është në vend të tretë me 14 pikë e Sturm i 31-ti me 3 sosh.
Monaco fiton ndaj Aston Villës
Një gol i minutës së tetë kreu punën.
Një fitore madhe e Monaco-s me rezultat 1:0 ndaj skuadrës angleeze, Aston Villa.
Autor i golit është Singo në minutën e 8-të.
Pas xhiros së 7-të në Champions League Aston Villa është në vend të 7-të me 13 pikë e Monaco në të 9-tin me 13 sosh.
Benfica kundër Barcelonës
Barcelona i shkon Benficas në stadiumin “Da Luz”.
Blaugranët janë në vendin e dytë me 15 pikë, kurse Benfica e 16-ta me dhjetë sosh.
Ndërsa, ndeshja tjetër luhet mes Atletico Madridit dhe Bayer Leverkusenit.
Madridi është i 13-ti me 12 pikë, ndërsa Leverkuseni renditet i pesti me 13 sosh.
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00.