Liga e Kampioneve dhuron sot sfida spektakolare sidomos në Grupin F, atë që është quajtur nga të gjithë si “grupi i ferrit”. Katër skuadrat që kërkojnë kualifikimin janë PSG, Njukasëll, Milan dhe Borusia Dortmund, me sfidat e sotme që mund të jenë shumë të rëndësishme për të ecur më tej.
Padyshim kryesfida e sotme është PSG-Milan në Paris, ky vendasit kërkojnë një fitore për të lënë pas hapin e gabuar të ndeshjes së kaluar dhe për të synuar që të rimarrin kreun e grupit përballë italianëve që rrezikojnë shumë.
Ndërkaq, Njukasëll ka shansin të konsolidojë vendin e parë me një fitore ndaj Borusia Dortmund, në një sfidë që mund të jetë përcaktuese për hierarkinë në këtë grup.
REZULTATET LIVE
NJUKASËLL-BORUSIA DORTMUND 0-1
45′ Nmeça
GOLI I NMECA (VIDEO)
PSG-MILAN 2-0
32’Mbape, 53′ Kolo Muani
NGJARJET KRYESORE
63’ Dembele shfaqet nga ana tjetër, tentativa e tij kalon shumë lart mbi traversë.
62’ Pulishiç mundohet të hapë ndeshjen me një gjuajtje ballore, topi shkon në duart e Donarumës.
61’ Edhe Kalulu ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Mbape.
57’ Tjetër kundërzbritje e shpejtë e parisienëve, me Mbape i cili në të majtën gjuan por këtë herë gjen përgjigjen e Menja. (VIDEO)
53’ GOOOL PSG! Pas një goditje këndi, topi shkon lehtësisht te Kolo Muani i cili me portën bosh nuk e ka të vështirë të shënojë. (VIDEO)
50’ Milan ka rastin e artë për të barazuar me Pulishiç, por ky i fundit pason për Zhiru i cili nuk ka shënjestrën të shënojë nga një pozicion i pamundur. (VIDEO)
48’ Dembele “kopjon” Mbape dhe me një lëvizje mjeshtërore shmang mbrojtësin dhe mposht Menja në shtyllën e dytë. Por më pas goli anulohet për një faull ndaj Musah gjatë aksionit. (VIDEO)
46’ Kalabria merr vendin e Çau në fushën e lojës.
43’ Edhe Dembele i shtohet listës së lojtarëve të ndëshkuar me karton të verdhë.
43’ Mbape nis Kolo Muanin drejt portës, gjuajtja e këtij të fundit devijohet nga Ccau dhe shkon në këndore. (VIDEO)
38’ Milani ka humbur entuziazmin e minutave të parë pas pësimit të golit dhe tashmë po vuan trysninë e PSG-së.
32’ GOOOL PSG! Kilian Mbape bën gjithçka teksa merr topin, gjen hapësirën dhe gjuan duke mposhtur Menja. (VIDEO)
30’ Mbape rrëmben topin dhe tenton nga 25 metra, për fatin e Menja i cili ishte jashtë pozicionit, sfera nuk gjen katërkëndorin e Milanit. (VIDEO)
25’ Përgjigjet nga ana tjetër Leao me një shpërthim të zakonshëm në të majtën, gjuajtja e tij nuk devijohet nga askush dhe përfundon jashtë. (VIDEO)
21’ Vjen shkëndija e parë e Mbape. Sulmuesi merr topin jashtë zonës dhe gjen korridorin për të lëshuar një gjuajtje të fortë drejt portës, pa befasuar Menja i cili pret në pozicion. (VIDEO)
16’ Musah nis Leaon drejt portës, Hakimi detyrohet ta ndalë në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
13’ Reijnders nis Pulishiç në të djathtën, por i jep më shumë forcë topit dhe sfera pas përplasjes te Markinjos përfundon jashtë duke prekur futbollistin e italianëve.
12’ Goditje këndi për Milanin, topi shkon te Leao por gjuajtja e tij përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)
8’ Kuqezinjtë tentojnë me një goditje dënimi ballore, por ajo nuk kalon murin mbrojtës para Donarumës.
7’ Edhe Kruniç ndëshkohet për një faull në mesfushë.
4’ Çau ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Dembele.
3’ Aksion i Dembele nga e djathta, pasimi në qendër për Kolo Muani ndalet nga Tomori.
1’ Nis dueli në Paris.
FORMACIONET ZYRTARE
GRUPI F
Njukasëll-Borusia Dortmund
PSG-Milan
PANORAMASPORT.AL