Holanda dhe Kroacia përballen sot në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të këtij edicioni. Stadiumi “De Kuip” i Roterdamit pret sot një duel shumë spektakolar mes dy skuadrave që kanë bërë mirë në arenën ndërkombëtare.
Holandezët tanimë drejtohen nga Ronald Kuman, i cili padyshim ka si objektiv që të sigurojë finalen meqë sfida luhet në fushën e “tulipanëve”. Por përballë janë djemtë e Daliç, të cilët treguan edhe në Botëror se nuk janë rastësisht mes skuadrave më të mira në aktivitete ndërkombëtare në vitet e fundit.
LIVE
HOLANDË 2-3 KROACI
34′ Malen, 90’+6′ Lang/ 55′ Kramariç (P), 73′ Pasaliç, 98′ Petkoviç
NGJARJET KRYESORE
98’ GOOOL KROACIA! Petkoviç mbron topin në mesfushë dhe ecën para duke gjuajtur nga distanca për të shënuar golin e avantazhit.
91’ Rifillon ndeshja pas punimit të shkurtër.
90’+7’ Koha e rregullt mbyllet me shifrat 2-2, duhen të paktën kohët shtesë për të përcaktuar fituesin e duelit.
90’+6’ GOOOL HOLANDA! Pas një sulmi ku topi hidhet disa herë në zonë, është Lang ai cili gjen devijimin e fundit për të shënuar golin e barazimit.
90’+1’ Gakpo ka mundësinë e artë për të shënuar golin e barazimit, por gjuan jashtë nga një pozicion i shkëlqyer.
73’ GOOOL KROACIA! Aksin i gjatë i kroatëve më shumë pasime, ku Pasaliç përfiton nga përgjumja e Van Dajk për të shënuar golin e përmbysjes.
69′ Gakpo merr topin në krahun e majtë dhe gjuan drejt portës, por gjen përgjigjen e portierit kroat.
55′ GOOOL KROACIA 1-1! Nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Kramariç rikthen baraspeshën.
53′ Gakpo ndërhyn ashpër ndaj Modriç në zonë, ka penallti për Kroacinë.
46′ Nis pjesa e dytë e sfidës.
45’+1′ Mbyllet pjesa e parë.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
34′ GOOOL HOLANDA 1-0! Uiefer i dërgon topin brenda zonës Malen, ky i fundit nuk gabon dhe e dërgon në këndin e poshtëm të majtë duke mposhtur Livakoviçin.
17’ Ndërhyn ashpër ndaj Uiefer, Kovaçiç ndëshkohet me karton të verdhë.
16’ Gakpo merr një top të gjatë në zonë, por Livakoviç tregohet i vëmendshëm dhe parandalon rrezikun.
9’ Uiefer gjuan drejt portës, por portieri bën një pritje të mirë.
5’ Kramariç merr një top të gjatë brenda zonës dhe tenton të godasë drejt portës, por mbrojtja holandeze largon rrezikun.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL