• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE Holandë-Turqi/ Pjesë e dytë spektakolare, skuadrat “flirtojnë” me golin (VIDEO)

06/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ka startuar në orën 21:00, çerekfinalja e fundit e Europianit. Njëra mes Holandës dhe Turqisë do të jetë skuadra që do të plotësojë katërshen e më të mirave, teksa dy ekipet do të përballen në Berlin me synim të vazhdojnë rrugëtimin. 

skysports-euro-2024-football_6597217

“Tulipanët” kanë treguar një formë mjaft të mirë deri në këtë pikë të Europianit, por nuk mbetet pas as Turqia e Montelës, që krahas zjarrit ballkanik. Holanda vjen pas triumfit të pastër 3-0 ndaj Rumanisë, teksa Turqia surprizoi 1-2, Austrinë. 

Për sa i përket formacioneve zyrtare, bie në sy rikthimi i Çalhanoglu, pas mungesës për shkak të kartonëve, ndërkohë që Kuman i beson vendin e titullarit Bergvajnit, duke lënë në stol Malen.  

LIVE: HOLANDË-TURQI 0-1

Akajdin 35′

KOMENTI LIVE:

65′ Drithërima në portën e Holandës, Vegorst shpëton skuadrën nga pësimi i golit të dytë (VIDEO) 

64′ Tjetër ndëshkim me karton të verdhë te Holanda, kësaj here ishte radha e kapitenit Van Dajk.

55′ Gyler provon të realizojë një supergol nga goditja e dënimit, topi prek shtyllën dhe shkon jashtë (VIDEO)

54′ Ake është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Gyler.

51′ Rast i artë për Holandën, e pabesueshme çfarë humbet Depaj, pas asistit me kokë nga Vegorst (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë, Kuman kryen menjëherë zëvendësim duke hedhur në fushën e lojës Vegorst, në vend të Bergvajn.

Mbyllet pjesa e parë!

35′ GOOOOL TURQIA 0-1/ Zhbllokohet sfida, kombëtarja e Montelës, kalon në avantazh me mbrojtësin Akajdin! (VIDEO) 

33′ Këto minuta flasin për Turqinë, që po ushtron presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Holandës, duke marrë frenat e lojës.

30′ Duel i vakët, ende asnjë gjuajtje e rrezikshme në kuadrat!

29′ Simons është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

21′ Goditjen e parë nga këndi e fiton Turqia, pas tentativës së Çalhanoglu, por ky moment kalon pa shumë rrezik në portën holandeze!

11′ Ozçan provon të surprizojë me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

10′ Ndizet sfida me sulme dhe kundërsulme nga të dyja skuadrat, por ende nuk janë regjistruar gjuajtje në kuadrat.

1′ Rastin e parë të rrezikshëm e krijon Holanda me Depaj, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

1′ Starton sfida, tifozët turq të shumtë në numër, kanë pushtuar stadiumin e Berlinit!

FORMACIONET ZYRTARE:

forma

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Xhaka: Nuk e meritonim të humbnim kështu

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.