Ka startuar në orën 21:00 në “San Siro” supersfida mes Interit dhe Arsenalit e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Këto dy skuadra kanë luajtur për herë të fundit në Champions-in e vitit 2003-2004 dhe ndeshja përfundoi me fitoren e secilës skuadër në transfertë.
Zikaltrit triumfuan 0-3 në Londër dhe Arsenali 1-5 në “San Siro”. Vlen të theksohet fakti se Arsenali nuk ia ka dalë që të shënojë asnjë gol në 4 transfertat e fundit italiane në Champions League. Adebajor ka qenë i fundit që ka shënuar kundër Milanit në marsin e vitit 2008.
Në 3 ndeshjet e para të këtij Champions dy lojtarë kanë krijuar më shumë aksione sulmuese. Janë Mehdi Taremi dhe Kai Haverc, të dy me 211 aksione.
LIVE: INTER-ARSENAL 0-0
KOMENTI LIVE:
28′ Pranë golit Arsenali me Merino, vendimtar grushtimi i Zomer. “Topçinjtë” kërkojnë penallti, por gjyqtari vijon lojën. (VIDEO)
27′ Provon Arsenali me Saka, por gjuajtja e kapitenit është e lehtë dhe ndalet nga portieri Zomer. (VIDEO)
15′ Minuta mjaft të mira për Interin, zikaltrit shfaqen më kërkues, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën e Arsenal.
2′ Traversa i mohon golin e avantazhit Interit. Gjuajtja e Dumfris ndalet nga traversa e portës së mbrojtur nga Raja. (VIDEO)
1′ Starton sfida.
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL