Ndeshja e sotme mes Interit dhe Bajern Mynih pritet të jetë një tjetër klasike mes këtyre dy skuadrave që kanë rivalizuar shpeshherë me njëra tjetrën në Ligën e Kampioneve.
Fitorja 2-1 në ndeshjen e parë në Gjermani u ka dhënë italianëve një avantazh të rëndësishëm që skuadra e Inzagit duhet të menaxhojë në fushën e saj. Por historia tregon se bavarezët kanë marrë shpesh rezultate pozitive në Itali, ndaj gjithçka është e mundur në këtë ndeshje që do të sigurojë një biletë për në katërshen më të mirë të turneut.
LIVE INTER-BAJERN MYNIH 0-0
KOMENTI LIVE:
36′ Rrezikshëm Bajerni në dy momente me Myler dhe Sane, por e vëmendshme mbrojtja e Interit, që mban portën e paprekur. (VIDEO)
33′ Pranë golit Interi, Çalhanoglu lëshon një predhë nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
29′ Drithërima në portën e gjermanëve, Interi “flirton” me golin e avantazhit. Turam zgjatet po nuk arrin ta devijojë topin drejt rrjetës pas prekjes së Açerbit (VIDEO)
20′ Rivalitet i ashpër në mesfushë, Interi provon të surprizojë me kundërsulme, gjermanët shfaqen më kërkues.
12′ Minuta të mira për Bajernin që ushtron presion në portën e Zomer, por vendimtare ndërhyrja e Bastonit, i cili i heq në momentet e fundit topin nga këmba futbollistit Olise.
9′ Rrezikshëm Interi me Dimarkon, tentativa e mbrojtësit me të majtën ishte qëndore duke shkuar drejt e në duart e portierit. (VIDEO)
3′ Dueli nis i zjarrtë me të dyja skuadrat që kërkojnë të surprizojnë. Fantastik Pavar që ndal një gjuajtje të rrezikshme të Olise, duke e dërguar topin në këndore. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
INTER (3-5-2): Zomer; Pavard, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Turam.
Trajner: Simone Inzagi
BAJERN MYNIH (4-2-3-1): Urbig; Laimer, Kim, Dajer, Stanisiç; Goretzka, Kimish; Olise, Myler, Sane; Kejn.
Trajner: Vinsent Kompani
PANORAMASPORT.AL