• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE INTER-BOLONJA/ Penallti me VAR, Lautaro Martinez e humbet (VIDEO)

20/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kristjan Asllani do të ketë mundësinë të tregojë sa vlen në një ndeshje shumë të rëndësishme për Interin në Kupën e Italisë. Kalendari ka vënë zikaltrit përballë Bolonjës, një skuadër që po bën mjaft mirë në këtë sezon dhe mesfushori shqiptar është mes titullarëve të përzgjedhur nga Simone Inzagi.

bandicam 2023-12-20 21-12-47-095

Ky i fundit ka vendosur që të bëjë rotacion në radhët e ekipit dhe përveç Asllanit, në rreshtimin e skuadrës së tij ka edhe emra të tjerë që kanë luajtur më pak deri tani si Audero në portë apo edhe Fratezi e Klasen në mesfushë përkrah mesfushorit shqiptar.

LIVE: INTER-BOLONJA 0-0

65′ Lautaro Martinez humbet 11-metërshin, tentativa e tij ndalet nga portieri Ravalia (VIDEO)

63′ Penallti për Interin pas prekjes së topit me dorë brenda zonës (VIDEO)

53′ Asllani jep një asist perfekt për Arnautoviç, i cili shpërdoron një shans të artë ku brenda zonës në afërsi të pikës së penalltisë e ka dërguar topin jashtë kuadratit (VIDEO)

PJESA E PARË: 

Dominimi i Interit nuk mjafton, pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura! Zikaltrit e Inzagit regjistruan 2 gjuajtje në kuadrat, por pa gjetur golin, ndërkohë që Bolonja në krahun tjetër, nuk ka shënjestruar asnjëherë katërkëndorin. Paraqitje pozitive për Asllanin në 45 minutat e para. 

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Audero; Bisek, Açerbi, Bastoni; Darmian, Fratezi, Asllani, Klasen, Karlos Augusto; Lautaro, Arnautoviç.

Trajner: Simone Inzagi

BOLONJA (4-2-3-1): Ravalja; Koraca, Beukema, Lukumì, Likogianis; Ebisher, Moro; Fabian, Urbanski, Salemakers; Van Hojdonk.

Trajner: Tiago Mota.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

VIDEO/ Dyfishohen shifrat, Liverpool me “një këmbë” në gjysmë-finalet e EFL Cup

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.