Inter e ka nisur në mënyrë të përkryer kryesfidën ndaj Romës, e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Zikaltrit kanë gjetur avantazhin që në minutën e parë.
Pas një topi të gjatë të Manuel Akanji dhe asistit të Marcus Thuram, ishte kapiteni Lautaro Martinez, ai i cili dërgoi topin në rrjetë. Kujtojmë se argjentinasi mungon që nga 18 shkurti dhe rikthehet pas më shumë se një muaji, direkt me gol.
Inter do të kërkojë fitoren sonte pas tri zhgënjimeve, një humbje dhe dy barazime, në tri javët e fundit. Roma do të kërkojë të bëjë surprizën, pasi është në garë për një vend për në Champions League.
Teilen: