• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE| Inter-Frozinone/ Vendos eurogoli i Dimarkos nga mesfusha, skuadra e Inzagit e mbyll në avantazh pjesën e parë (VIDEO)

12/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi është duke u përballur me Frozinonen në ndeshjen e javës së 12-të të Serisë A, ndeshja e fundit para pauzës së kombëtareve dhe e fundit para transfertës së radhës me Juventusin. Për sa i përket formacioneve zyrtare, vetëm një futbollist shqiptar e nis nga minuta e parë, ai është Marvin Çuni, teksa Arijon Ibrahimoviç ndodhet në stol. 

dimarkooo

Ndërkohë lajmë të këqija për sa i përket Asllanit, mesfushori i Kombëtares, është dëmtuar para duelit të sotëm dhe nuk do të jetë as në stol.  

Për sa i përket statistikave, Interi ka sulmin më të mirë në kampionat (27 gola të shënuar), sulmin më të mirë në pjesën e dytë (17), sulmin më të mirë nëpërmjet topave joaktivë (8), mbrojtjen më të mirë nga loja e hapur (vetëm 5 gola të pësuar në këtë mënyrë), si dhe është një nga tri skuadrat bashkë me  Milanin, që nuk kanë pësuar ende gol me kokë. 

LIVE: INTER – FROZINONE 1-0

Dimarko 43′

NGJARJET KRYESORE: 

Mbyllet pjesa e parë!

43′ GOOOL INTER 1-0/ Eurogol i Dimarkos, zikaltërit kalojnë në avantazh. Mbrojtësi lëshon një predhë nga mesfusha, duke shtangur portierin kundështar. (VIDEO)

40′ Mkhitarjan provon të shërbejë për Barelën, i cili ishte i vetëm me portën e boshatisur, por mesfushori nuk i gjen dot kohën topit.

33′ Interi nuk heq dorë nga sulmet e rrezikshme, por mungon saktësia para portës.

18′ Kombinim fantastik në sulm, Barela pason për Lautaron që lëshon një predhë, por devijon bukur portieri Turati që largon rrezikun në këndore (VIDEO)

10′ Interi “flirton” me golin e avantazhit, pas devijimit të topit me kokë nga Açerbi, nuk përfiton aty Turam, i cili ishte shumë pranë vijës fatale (VIDEO) 

9′ Ndizet sfida, Lautaro Martinez kërkon 11-metërsh pas një ndërhyrje nga mbrojtësi kundërshtar, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt! Kemi të bëjmë vetëm me goditje këndi (VIDEO)

8′ Interi ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Frozinones, por mungojnë gjuajtjet drejt kuadratit!

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

FORMACIONET INTER

PANORAMASPORT.AL 

 

Next Post

VIDEO/ Dimarco shënon golin më të bukur të sezonit, Inter në avantazh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.