Po luhen dy sfidat Inter-Leçe dhe Verona-Kaljari të vlefshme për javën e 17-të në Serinë A.
Interi do të kërkojnë 3 pikët e radhës ndaj Leçes. Këta të fundit vijnë me moralin lart pas fitores me Frozinonen javës së shkuar.
Kristjan Asllani do ta nisë sfidën nga stoli njësoj si Medon Berisha. Ndërsa Ylber Ramadani do të jetë në fushë që në minutën e parë.
Verona do të presë Kaljarin teksa të dyja skuadrat do të duan fitoren.
LIVE
INTER 0-0 LEÇE
22′ Arnautoviç mbledh një pasim të saktë brenda zonës, por gabon me shënjestrën duke e dërguar larg shtyllës së majtë. (VIDEO)
21′ Ramadani rikthehet në fushë dhe vijon lojën normalisht.
19′ Pas një dyluftimi me Arnautoviçin, Ramadani rrëzohet në fushë. Mesfushori shqiptar largohet për pak koha nga fusha e blertë. (VIDEO) + (VIDEO)
11′ Arnautoviç mbledh një pasim të shkëlqyer brenda zonës dhe godet drejt këndit të poshtëm të majtë, por portieri bën një pritje të mrekullueshme dhe i mohon golin e sigurt. (VIDEO)
3′ Mikhitarian pretendon për 11-metërsh, por arbitri thotë “JO”. Ai shkon ta rishikojë në VAR dhe vendimi mbetet i pandryshuar. Nuk ka penallti për Interin.
1′ Starton dueli!
VERONA 0-0 KALJARI
FORMACIONET ZYRTARE
INTER-LEÇE
VERONA-KALJARI
PANORAMASPORT.AL