Interi dhe Milani janë duke luajtur sot ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, një përballje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat të cilat duan trofeun.
Trajneri Inzagi i ka besuar një vend në rreshtimin titullar edhe Kristjan Asllanit, duke e parë si një element që mund të bëjë punë ndaj kuqezinjve, në një sfidë të hapur plotësisht pasi ndeshja e parë u mbyll me shifrat 1-1.
LIVE: INTER – MILAN 0-3
Joviç 36′, 50′, Rejinders 85′
NGJARJET KRYESORE:
85′ GOOOOL MILAN 0-3/ Kuqezinjtë të papërmbajtshëm, shënojnë edhe golin e tretë me Rejinders. (VIDEO)
83′ Inzagi kryen zëvendësimin e fundit, largohet nga fusha Darmian, vendin e tij e merr Korrea.
78′ Milani kryen dy zëvendësime, largohet Joviç dhe Pulisiç, në fushë Abraham dhe Loftus Çik.
68′ Menja bën heroin, portieri francez, i mohon golin mbrojtësi De Vraj, i cili pas një harkimi nga këndi goditi bukur me kokë, por u ndal nga gardiani kuqezi, në mënyrë fantastike. (VIDEO)
66′ Rrezikshëm Interi me Lautaro Martinez, por tentativa e tij me kokë ndalet nga portieri Menja.
59′ Zëvendësim i detyruar te Milani, largohet Gabia i dëmtuar, vendin e tij e merr Çau.
58′ Interi kërkon golin, gjuajtja e Mkhitarjan përfundon jashtë kuadratit.
53′ Inzagi kryen menjëherë 4 zëvendësime, largohet Asllani, Dimarko, Taremi, Barela, në fushë, Arnautoviç, Fratezi, Çalhanoglu dhe Zalevski.
50′ GOOOOL MILAN 0-2/ Luka Joviç kompleton dopietën personale. Pas harkimit nga këndi, sulmuesi serb përfiton në zonë, duke tundur rrjetën. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Interi në kërkim të golit të barazimit, Bisek provon nga distanca, por tentativa e tij ishte qendrore duke përfunduar në duart e Menja.
36′ GOOOOOL MILAN 0-1/ Zhbllokohet derbi, Luka Joviç kalon në avantazh kuqezinjtë. Serbi godet saktë me kokë brenda zonës, pas asistit të Himenez. (VIDEO)
33′ Lautaro sfumon një shans të artë, duke mos u koordinuar siç duhet brenda zonës. (VIDEO)
22′ Sërish rrezikshëm Interi, traversa i mohon golin e avantazhit zikaltërve pas tentativës së Dimarkos. (VIDEO)
11′ Fantastik Kristjan Asllani që bën një ndërhyrje mjaft të bukur në mesfushë ndaj Teo Hernandez që ka elektrizuar tifozët e Interit. (VIDEO)
9′ Moment i artë për Interin, me Darmian, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. Pranë golit zikaltrit. (VIDEO)
1′ Derbi i zjarrtë i Milanos starton me 1 minutë heshtje në nder të Papa Françeskut, i cili humbi jetën pak ditë më parë. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
INTER (3-5-2): Martinez; Bisek, De Vraj, Bastoni; Darmian, Barela, Asllani, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Taremi.
Trajner: S. Inzagi
MILAN (3-4-3): Menja; Tomori, Gabia, Pavloviç; Himenez, Fofana, Reijnders, Teo Hernandez; Pulisiç, Joviç, Leao.
Trajner: S. Konseisao
PANORAMASPORT.AL