Kristjan Asllani është kthyer në një lojtar të paprekshëm për Interin në këtë periudhë kur mungon Çalhanollu për shkak dëmtimi. Trajneri Simone Inzagi i ka besuar edhe një herë vendin si titullar mesfushorit të Kombëtares shqiptare në sfidën e fundit në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve ndaj Monakos.
Zikaltrit kanë siguruar biletën për në turin tjetër, por duhet një fitore që të ruajnë pozicionin e tyre të paktën në katërshen e parë të turneut që do të garantonte disa milionë euro më shumë shpërblim nga UEFA dhe një raund më shumë pushim për ekipin italian.
LIVE: INTER-MONAKO 3-0
Lautaro Martinez 4′ (p), 16′, 67′
GOLI I TRETË I LAUTARO MARTINEZ (VIDEO)
GOLI I DYTË I LAUTARO MARTINEZ (VIDEO)
KARTONI I KUQ I MAVISA: (VIDEO)
GOLI I LAUTARO MARTINEZ ME PENALLTI (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL