Interi nis sot rrugëtimin në Serinë A me një ndeshje mjaft të komplikuar përballë një prej surprizave të edicionit të kaluar, Monzës. Skuadra zikaltër shihet nga shumëkush si një prej pretendenteve për të fituar titullin në këtë sezon.

Bie në sy se për këtë ndeshje të parë, trajneri Simone Inzagi u ka besuar si titullarë të njëjtëve emra si në ndeshjen e luajtur në javën e kaluar ndaj Egnatias, teksa vendos në sulm dyshen Turam-Martinez.
LIVE INTER-MONZA 2-0
8′, 76′ Lautaro Martinez
NGJARJET KRYESORE
87’ Pas një goditje këndi, Karlos Augusto kërcen mbi të gjithë dhe gjuan drejt portës, por kalon sferën mbi traversë. (SHIH VIDEO)
76’ GOOOL INTERI! Arnautoviç i futur në fushën e lojës, merr topin në të majtën dhe pason në shtyllën e dytë për Lautaro Martinez i cili nuk gabon duke dyfishuar shifrat. (SHIH VIDEO)
68’ Tjetër aksion i shpejtë i krijuar nga Darmian, Dimarko lëshon gjuajtjen e radhës që shkon jashtë katërkëndorit. (SHIH VIDEO)
66’ Dumfrajs përgjigjet shpejt në krahun tjetër duke nisur një pasim në qendër për Turam, por ky i fundit nuk gjen prekjen para portës.
65’ Birindeli merr topin në krahun e djathtë dhe gjuan drejt portës, duke kaluar topin mbi traversën e Somer. (SHIH VIDEO)
54’ Dimarko sheh hapësirë para zonës dhe lëshon një predhë nga distanca, topi shkon jo shumë larg kryqëzimit të shtyllave. (SHIH VIDEO)
49’ Çalhanollu shpëton Interin pas një aksioni të rrezikshëm të skuadrës mike, duke bllokuar gjuajtjen e Kiriakopulos që po shkonte drejt portës. (SHIH VIDEO)
47’ Barela nga e majta tenton krosin i cili kthehet në një gjuajtje që ndalet rrezikshëm në rrjetën e sipërme të portës së miqve. (SHIH VIDEO)
31’ Aksion i shpejtë i Interit që çon në gjuajtjen e Dimarkos, sfera përfundon jashtë katërkëndorit. (SHIH VIDEO)
8’ GOOOL INTERI! Dumfrajs pason për Lautaro Martinez i cili me devijimin me të parën shënon në portën e Monzës. (SHIH VIDEO)
7’ Mkhitarjan lëshon një gjuajtje të fortë brenda zonës, por kalon topin mbi traversë. (SHIH VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
INTER (3-5-2): Somer; Darmian, De Vraj, Bastoni; Dumfrajs, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: Simone Inzagi
MONZA (3-4-1-2): Di Gregorio; D’Ambrozio, Marì, Kaldirola; Çurria, Pesina, Galjardini, Kiriakopulos; Kaprari, Kolpani; Mariç.
Trajner: Rafaele Paladino
PANORAMASPORT.AL