Ndeshja mes Juventusit dhe Atalantës sot në Serinë A mund të jetë përcaktu4ese për ecurinë e këtyre skuadrave në katërshen e parë, por edhe për të treguar se kush ka më shumë shanse mes tyre për të luftuar me Interin dhe Napolin për titullin kampon.
Tiago Mota ka zgjedhur Kolo Muanin në sulm, me mbështetjen e treshes MekKeni-Jilldiz-Niko Gonzalez.
Ndërsa nga ana tjetër në mbrojtje nuk mund të mungonte Berat Gjimshiti mes titullarëve ku Gasperini ka rreshtuar edhe ish-in Kuadrado.
LIVE JUVENTUS-ATALANTA 0-1
29′ (p) Retegui
Goli i Retegui (VIDEO)
Penalltia e shkaktuar nga MekKeni (VIDEO)
Zapakosta gjuan jashtë (VIDEO)
Turam gjuan mbi traversë (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Juventus (4-2-3-1): Di Gregorio; Ueah, Gati, Kelli, Kambiaso; Lokateli, Turam; MekKeni, Jilldiz, Niko Gonzalez; Kolo Muani.
Trajner: Tiago Mota
Atalanta (3-4-3): Karneseki; Hien, Gjimshiti, Kolasinaç; Belanova, De Ron, Ederson, Zapakosta; Kuadrado, Retegui, Lukman.
Trajner: Xhan Piero Gasperini
PANORAMASPORT.AL