Juventus-Inter nuk është asnjëherë ndeshje si gjithë të tjerat. Në Torino mbrëmjen e sotme ka zbritur një copëz historie, mes dy ekipeve që kanë rivalizuar në çdo hap njëra-tjetrën dhe kanë luftuar me çdo mënyrë për të marrë fronin.
Për vite me radhë bardhezinjtë kanë qenë dominues në kampionatin italian, ndërsa në sezonet e fundit zikaltrit kanë ditur që të reagojnë. Është një duel me shumë tabu, ku Mota do të mbrojë me forcë pathyeshmërinë në shtëpi.
Tashmë janë publikuar dhe formacionet zyrtare nga Tiago Mota dhe Simone Inzagi, të cilët kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit.
LIVE: JUVENTUS-INTER 0-0
KOMENTI LIVE:
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë!
44′ Harkim në formë gjuajtje e Dimarkos, portieri Di Gregorio largon me vështirësi topin në këndore. (VIDEO)
43′ Shtylla i mohon golin e avantazhit holandezit Dumfris (VIDEO)
35′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Lautaro Martinez, një penallti në lëvizje e çuar dëm nga kapiteni zikaltër. (VIDEO)
32′ Pranë golit Juventusi me Kolo Muani, por tentativa e tij devijohet nga Pavar dhe shkon ngjitur me traun e portës së mbrojtur nga Zomer. (VIDEO)
22′ Kundërpërgjigjet Juventusi me Konseinsaon, por tentativa e tij ndalet nga Zomer dhe shkon në këndore. (VIDEO)
19′ Di Gregorio i mohon golin me roveshatë Taremit, aksioni vijon, teksa Dumfris shpërdoron një rast të artë me portën e boshatisur. (VIDEO)
13′ Minuta të mira për Interin, që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Juventusit.
11′ Shans i artë për Interin me Barelën, por mesfushori shpërdoron i vetëm përballë portierit. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
JUVENTUS: Di Gregorio; Ueah, Veiga, Gati, Savona; Kopmainers, Thuram; Konseisao, Mekeni, Niko Gonzalez; Kolo Muani
Trajner: Tiago Mota
INTER: Somer; Pavard, Açerbi, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanoglu, Mkitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Taremi
Trajner: Simone Inzagi
PANORAMASPORT.AL