Friday, 21. August 2026
Sport

LIVE JUVENTUS-MILAN/ Vendos goli i talentit turk, skuadra e Tiago Motës e mbyll pjesën e parë në avantazh (VIDEO)

GS 03/01/2025 1 Min. Lesezeit

Ka startuar në orën 20:00 në Arabinë Saudite, gjysmëfinalja e dytë e Superkupës së Italisë, mes Milanit dhe Juventusit.

MILANNN

Një duel special për trajnerin e kuqezinjve, Serxhio Konsesao, i cili do të debutojë sot në pankinën e Milanit, në përballjen ndaj “Zonjës së Vjetër”, ku titullar ishte planifikuar ta nisite edhe djali i tij, Francisko Konsesao, që është pjesë e Juventusit, por për shkak të një dëmtimi gjatë nxehmjes nuk ia doli, duke i lënë vendin turkut Jilldiz. 

Edhe pse ditën e sotme ishte me ethtë, trajneri i Milanit, Serxho Konsesao, ka zgjedhur të jetë prezant rregullisht në stol, për të drejtuar ekipin në këtë përballje.  

Për sa i përket formacioneve zyrtare, te Milani rikthehet Tomori në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që sulmi udhëhiqet nga Morata. Për sa i përket juventusit, Mekeni është preferuar mbrojtës i majtë, teksa nga minuta e parë në krahun e majtë të sulmit aktivizohet Mbangula.  

LIVE: JUVENTUS-MILAN 1-0

Jilldiz 21′

GOLI I JILLDIZ: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE: 

juve-milan

PANORAMASPORT.AL

Teilen: