Juventusi dhe Napoli pritet të dhurojnë një ndeshje të ndezur sot, në atë që është përballja e parë e javës së 15-të të Serisë A.
Bardhezinjtë luftojnë për t’u ngjitur përsëri në vendin e parë dhe për të vënë në trysni Interin. Ndërsa napolitanët duan të shkëputen nga Roma në garën e vendit të katërt e pse jo, të ndalin një nga skuadrat që kanë përpara në luftën ëpr totull.
Në radhët e Juventusit bie në sy rikthimi i Danilos në mbrojtje, ashtu si edhe i Lokatelit në mesfushë. Te Napoli, Zhuan Zhezus është titullar në prapavijë, kurse në mesfushë është kthyer Zielinski.
LIVE JUVENTUS-NAPOLI 0-0
NGJARJET KRYESORE
38’ Mrekulli e Sheznjit! Pas një goditje dënimi, topi shkon te Di Lorenco i cili gjuan i vetëm në të majtën por gardiani polak gjen devijimin e duhur për të shpëtuar portën nga një gol i sigurt. (VIDEO)
28’ Top nga thellësia për Osimhen i cili nga e djathta gjen Kvara të vetëm në anën tjetër, por gjeorgjiani gabon gjithçka para Sheznjit. (VIDEO)
24’ Provon edhe Kvaratskhelia me një zbritje të zakonshme të tij, gjuajtja është larg portës bardhezi.
18’ Kieza nga e majta nxjerr të lirë Vlahoviç, por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Natan e pastaj është MekKeni i cili me një roveshatë nuk gjen portën i ndalur nga Meret. (VIDEO)
9’ Politano gjen hapësirë para zonës dhe lëshon në gjuajtje me rrotullim e cila shkon jashtë ngjitur me shtyllën.
8’ Di Lorenco nga ana e djathtë kroson në zonë duke çuar topin në shtyllën e parë drejt rrjetës, Sheznji e bllokon pa kaluar plotësisht vijën fatale.
7’ Kambiaso nga e djathta tenton portës, sfera shkon jashtë katërkëndorit.
2’ Goditje dënimi për Napolin, topi i harkuar në zonë largohet rrezikshëm në këndore nga Danilo. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Torino.
FORMACIONET ZYRTARE
JUVENTUS (3-5-2): Sheznji; Gati, Bremer, Danilo; Kambiaso, MekKenie, Lokateli, Rabio, Kostiç; Kieza, Vlahoviç.
Trajner: Masimiliano Alegri
NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenco, Rrahmani, Zhuan Zhezus, Natan; Anguisa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.
Trajner: Valter Maxarri.
PANORAMASPORT.AL