Juventusi luan sot ndaj Veronës një ndeshje shumë delikate në kampionat, pasi bardhezinjtë me një fitore mund të cilësohen përsëri pjesëmarrës në garën për titullin në Serinë A, edhe pse mbeten të shkëputur nga dyshja Inter-Napoli.
Trajneri Tiago Mota ka vendosur të lërë përsëri në stol dyshen Kopmainers-Vlahoviç, teksa ka aktivizuar në repartin e avancuar Kolo Muanin me Jilldiz, MekKeni dhe Gonzalez që e mbështetin.
LIVE JUVENTUS-VERONA 0-0
FORMACIONET ZYRTARE
JUVENTUS (4-2-3-1): Di Gregorio; Ueah, Gati, Kelli, Kambiaso; Lokateli, Turam; Jilldiz, MekKeni, Niko Gonzalez; Kolo Muani
Trajner: Tiago Mota
VERONA (3-4-2-1): Montipo; Davidovic, Kopola, Valentini; Faraoni, Duda, Niase, Tçatçua; Suslov, Livramento; Sarr.
Trajner: Alberto Bertolini
PANORAMASPORT.AL