Ndeshjet e kësaj jave në Serinë A hapen me duelin e sotëm mes Komos dhe Juventusit, shumë i rëndësishëm për objektivat e të dy skuadrave.
Komo vendase është e përfshirë në luftën për mbijetesë dhe kërkon të konfirmojë formën e mirë që ka kaluar, duke hedhur në fushë një formacion ofensiv ku Kutrone do të jetë në majën e sulmit, i mbështetur nga Niko Paz.
Ndërkohë, Tiago Mota vazhdon të mbajë në stol Vlahoviç, duke i bërë vend nga minuta e parë Kolo Muanit. Niko Gonzalez, MekKeni dhe Jilldiz janë në mbështetje të francezit.
LIVE KOMO-JUVENTUS 1-2
45’+1′ Diao / 35′, 89′ (P) Kolo Muani
Goli i dytë i Kolo Muani (VIDEO)
Goli i Diao (VIDEO)
Goli i Kolo Muani (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
KOMO (4-2-3-1): Butez; Smolçiç, Goldaniga, Dosena, Vale; Da Kunja, Perrone; Strefeca, Niko Paz, Diao; Kutrone.
Trajner: Çesk Fabregas
JUVENTUS (4-2-3-1): Di Gregorio; Ueah, Renato Veiga, Gati, Savona; Kopmainers, Lokateli; Niko Gonzalez, MekKeni, Jilldiz; Kolo Muani.
Trajner: Tiago Mota
PANORAMASPORT.AL