Kosova favorite
(E plotësuar) – 19′ Albion Rrahmani e ka barazuar rezultatin 1:1.
15′ Kosova në presion të rezultatit.
Kosova – Ishujt Komkore 1:1
Kosova: Bekaj, Vojvoda, Dellova, Raçi; Hadërgjonaj, Emërllahu, Rexhbecaj, Rrudhani; Jashari, Korenica; Rrahmani.
10′ o poe dominon takimin.
7′ Albion Rrahmani ka depërtuar bukur por goditja e tij u ndal nga portieri i Ishujve Komore.
6′ Lojë e nivelizuar.
4′ lojë e mirë.
1′ Fillon ndeshja.
Gjithçka gati.
Formacionet zyrtare, Kosova – Komoret: Franco Foda me rotacione të mëdha
Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga ora 19:00 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
‘Dardanët’ tashmë kanë publikuar edhe formacionin zyrtar për këtë sfidë.
Në krahasim me miqësoren e zhvilluar ndaj Armenisë, tekniku gjerman ka vendosur të bëjë plotë shtatë ndryshime në përbërje.
Duke filluar nga porta, Visar Bekaj zë vendin e Amir Saipit i cili luajti ndaj Armenisë nga minuta e parë.
Në fazën e mbrojtjes, ylli i Prishtinës, Ron Raçi merr debutimin me fanellën dardane.
Florent Hadërgjonaj, Lindon Emërllahu, Donat Rrudhani, Meriton Korenica dhe Albion Rrahmani po ashtu e nisin takimin nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Bekaj, Vojvoda, Dellova, Raçi; Hadërgjonaj, Emërllahu, Rexhbecaj, Rrudhani; Jashari, Korenica; Rrahmani.
Kosova për fitoren e radhës
Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka përzgjedhur 11 futbollistët që do të zbarkojnë në fushën e “Fadil Vokrrit”, për duelin ndaj Komoreve.
Në 11-shen startuese, për herë të parë do të jetë edhe talenti i Prishtinës, Ron Raqi, teksa nga fillimi do të luajë edhe Meriton Korenica, i cili nuk kishte asnjë minutë ndeshjen e kaluar.
Për dallim nga hera e kaluar – fitorja 5-2 ndaj Armenisë – sot Foda duket se do të përdorë sistemin 3-4-2-1.
Formacioni i plotë:
Bekaj; Vojvoda, Dellova, Raqi; Hadërgjonaj, Emërllahu, Rexhbeçaj, Rrudhani; Jashari; Korenica; Albion Rrahmani.
Ndeshja nis nga ora 19:00.