Thursday, 26. March 2026
Futboll

LIVE’! Kosova e nis keq në Bratislavë, pëson gol që në minutën e 6-të (video)

GS 26/03/2026 1 Min. Lesezeit

Kosova e ka nisur shumë keq transfertën ndaj Sllovakisë në Bratislavë. Vendasit kanë kaluar në avantazh që në minutën e 6-të, me anë të Martin Valjent, i cili shënoi me kokë pas krosimit që mori nga Lukas Haraslin nga goditja e dënimit.

Në minutën e 10-të, Kosova reagon me anë të Fisnik Asllani, por goditja e tij me volej bllokohet nga mbrojtësi kundërshtar. Në minutën e 12-të, Kosova tenton të gjejë golin e brazimit me Muriqin, por goditja e sulmuesit ndalet nga portieri Martin Dubravka. Kujtojmë se fituesi i këtij çifti do të përballet në finalen me Turqinë, që eliminoi Rumaninë.

Ndërkohë në Varshavë, rezultati aktual mes Polonisë dhe Shqipërisë është ende 0-0.

SHIKOGOLIN

Teilen: