Kosova gati për Rumanin!
Kosova do të përballet me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit Gjermani 2024.
Kjo është ndeshja e tretë në grup për “Dardanët”, që pas dy barazimeve, do të kërkojnë fitoren e parë, për të mbajtur gjallë shpresat për të shkuar në Euro 2024.
Trajneri Allain Giressë ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë nga minuta e parë e sfidës Kosovë-Rumani.
Kosova: Muriç, Paçarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Dresheviq, Fazliji, Muslija, Celina, Rashica dhe Muriqi.