Lacio pret Juventusin në orën 18:00, ndërsa ndeshja është e vlefshme për javën e 36-të të Seria A. Të dyja skuadrat luftojnë për vendin e katërt, që të dërgon në Champions.
Aktualisht vendi i katërt mbahet nga “Zonja”, por me aq pikë sa Lacio e vendit të gjashtë. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Hysaj mungon për Lacion, për shkak të ndëshkimit nga java e kaluar. Pas asistit që solli golin vendimtar të fitores së Lacios ndaj Empolit, mbrojtësi i Kombëtares u largua me karton të kuq.
REZULTATI LIVE
LAZIO 0-0 JUVENTUS
FORMACIONET ZYRTARE
Lacio: Mandas; Marusiç, Gila, Romanjoli, Pelegrini, Genduzi, Rovela, Isaksen, Dele-Bashiru, Zakanji, Kastejanos
Trajner: M. Baroni
Juventus: Di Gregorio; Savona, Renato Veiga, Kalulu, Alberto Kosta, Lokateli, Turam, Ueah, Niko Gonzalez, MekKeni, Kolo Muani
Trajner: I. Tudor
PANORAMASPORT.AL