Ndeshja e sotme ndaj Lacios në 20:45 do t’i japë mundësi Milanit të përgatisë në mënyrën më të mirë sfidën e parë me Slavian e Pragës, pasi tashmë Europa Liga shihet si një objektiv primar për kuqezinjtë.
Marko Di Belo është zgjedhur për të vënë drejtësi në takimin e sotëm mes Lacio dhe Milanit. Ai ka arbitruar bardhekaltrit në 21 raste duke asistuar në 12 suksese 2 barazime dhe 7 disfata. Nga ana tjetër, Milani ka 18 precedentë me Di Belon dhe bilanci flet për 11 fitore, 2 barazime, ndërsa në 5 raste skuadra kuqezi u mund.
Vlen të theksohet fakti se Lacio është skuadra kundër së cilës Milani ka barazuar më shumë ndeshje në Serinë A (59 nga 171 ndeshje, duke plotësuar tablonë 80 fitore të kuqezinjve dhe 31 fitore bardhekaltër). Megjithatë, vetëm një barazim në 13 ndeshjet e fundit ndërmjet Lacios dhe “Djallit” në Serinë A: 1-1 më 25 nëntor 2018, teksa bilancit plotësohet me 4 fitore nga romanët dhe 8 suksese kuqezi.
“Djalli” ka fituar dy nga tri ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Lacios në kampionat (1H), po aq sa në 10 ndeshjet e mëparshme (4 barazime e po aq humbje).
Për sa i përket formacioneve zyrtare, vlen të theksohet fakti se Hysaj e nis sfidën nga stoli, ndërkohë që në stol ndodhet edhe Çiro Imobile.
FT LACIO-MILAN 0-1
Okafor 88′
KOMENTI LIVE:
90+6′ KARTONI I KUQ I GUENDUZIT: VIDEO
90+4′ KARTONI I KUQ I MARSUIÇ: VIDEO
88′ GOLI I OKAFOR: VIDEO
76′ GOLI I RAFAEL LEAOS I ANULUAR NGA VAR: VIDEO
75′ RASTI I ARTË I IMBOLIES: VIDEO
72′ RASTI I ARTË PËR MILANIN: VIDEO
57′ KARTONI I KUQ I PELEGRINIT: VIDEO
45+1′ TENTATIVA E PULISIÇ: VIDEO
12′ PRETENDIMET E LACIOS PËR PENALLTI: VIDEO
8′ RASTI I ARTË I VESINOS: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL