Elseid Hysaj është titullar sot për Lacion në sfidën kundër Napolit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kishte kohë që as nuk grumbullohej me Lacion, ndërsa tashmë kthehet dhe për më tepër nga minuta e parë.
Në këtë sezon, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mori 9 minuta në total në javën e dytë dhe të tretë të Seria A. Më pas nuk u përfshi me skuadrën. Tashmë është pjesë e ndeshjes së Kupës së Italisë, që nis në orën 21:00.
LIVE
LACIO 0-0 NAPOLI
Penalltia e fituar nga Lacio ku Hysaj dha pasimin vendimtar: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL