Lacio luan sot ndaj Torinos një ndeshje shumë të rëndësishme për luftën për një vend në Ligën e Kampioneve. Bardhekaltrit do të synojnë një fitore për t’iu bashkuar grupit të skuadrave që garojnë për katërshen e parë.
Në këtë sfidë bie në sy prania nga minuta e parë e ndeshjes në fushën e lojës e Elseid Hysajt, i cili ka lënë pas dëmtimin. Mbrojtësi kuqezi mungoi në listën e trajnerit Silvinjo për ndeshjet e muajit mars, por ka rikuperuar në kohë dhe është gati për këtë sfidë të rëndësishme në Serinë A.
LIVE LACIO-TORINO 1-0
57′ Marusiç
Goli i Marusiç (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL