Interi luan në transfertë me Leçen, me zikaltrit që do të kërkojnë fitoren e radhës në kampionat, në mënyrë që të ruajnë distancën me ndjekësit.
Gjithsesi Inzagi ka zgjedhur që të bëjë një rrotacion në këtë sfidë, ku në fushë ka hedhur dhe mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.
Ai do të përballet me një tjetër mesfushor të Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, i cili do të bëjë çmos që skuadra e tij t’i mohojë tre pikët zikaltërve.
LIVE:
LEÇE 0-4 INTER
Lautaro Martinez 15′, 56′, Fratezi 54′, De Vraj 58′
NGJARJET KRYESORE:
68’ GOOOL INTERI! Pas një goditje nga këndi, De Vraj me kokë devijon saktësisht në portë dhe thellon avantazhin. (VIDEO)
56’ GOOOL INTERI! Tani është Fratezi ai i cili shpërthen në krahun e djathtë, pasimi i tij në qendër është perfekt për Lautaron i cili shënon golin e dytë personal (VIDEO).
54’ GOOOL INTERI! Sançez nga e djathta gjen saktësisht Fratezin para portës dhe ai dyfishon shifrat. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë e takimit!
15′ GOOOL INTER 0-1/ Asllani pason për Lautaron, i cili i vetëm me portierin nuk gabon. (VIDEO)
3′ Asllani kroson në zonë dhe Lautaro godet me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL