Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, është rikthyer titullar, në Serinë A me fanellën e Leçes. Mesfushori kuqezi, ka rifituar besimin e trajnerit, i cili i ka besuar nga minuta e parë shqiptarit, në një duel tepër të rëndësishëm, si ai ndaj Romës, ku pikët janë jetikë, për objektivin e mbijetesës për skuadrën e Leçes.
Ndërkohë futbollisti tjetër i Kombëtares, Medon Berisha, e nis nga stoli këtë përballje, e cila pritet të jetë tepër e luftuar.
LIVE: LEÇE – ROMA 0-0
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL