Wednesday, 8. April 2026
Sport

LIVE LIGA E KAMPIONEVE/ Reali nuk di të shënojë, danezët bëjnë çudinë ndaj Gallatasarajit në Stamboll (VIDEO)

GS 20/09/2023 2 Min. Lesezeit

Real Madridi synon ta nisë këtë sezon të ri në Ligën e Kampioneve me fitore dhe këtë duhet ta bëjë pikërisht ndaj gjermanëve të Union Berlin. Skuadra e Ançelotit, po kalon një moment mjaft të mirë, megjithatë Union Berlin ka treguar në kampionat se di të hapë probleme ndaj kujtdo.

UEFA-Champions-League

Sa i përket rreshtimeve, Ançeloti e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin duke aktivizuar më të mirët në dispozicion, ndërkohë që nga ana tjetër, Bonuçi rikthehet si titullar në Champions.

Sakaq, në Stamboll luhet takimi mes Gallatasarajt dhe Kopenhagenit. Dy skuadrat kërkojnë ta nisin në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa turqit nuk mund të lejojnë një hap të gabuar para tifozerisë vendase, duke parë edhe merkaton që kanë bërë këtë verë.

LIVE:

REAL MADRID 0–0 UNION BERLIN

GALlATASARAJ 0–1 KOPENHAGEN
35′ Eljonusi

GOLI I ELJONUSI VIDEO

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID – UNION BERLIN

REAL MADRID: Kepa, Alaba, Naço, Rudiger, Vaskez, Kamavinga, Tçuameni, Modriç, Belingam, Jozelu, Rodrigo
Trajner: K. Ançeloti

UNION BERLIN: Ronou, Doeki, Bonuçi, Leite, Juranoviç, Tusart, Kral, Laiduni, Gosens, Beker, Berens
Trajner: U. Fisker

GALLATASARAJ – KOPENHAGEN

GALLATASARAJ: Muslera, Anxhelino, Bardakçi, Nelson, Boei, Torreira, Demirbai, Akturoglu, Mertens, Zijek, Ikardi
Trajner: O. Buruk

KOPENHAGEN: Grabara, Jelert, Diks, Vavro, Meling, Lerageer, Falk, Gonçalves, Ashuri, Eljonuzi, Larson
Trajner: J. Nestrup

PANORAMASPORT.AL

Teilen: