PSG në presion
(E plotësuar) – 5′ Ndeshje të mira.
4′ Salah lëshon rastin më të mirë, duke gjuajtur mbi portë.
2′ Fillojnë ndeshjet.
Priten ndeshje të forta.
Ndeshjet
Bayer – Bayern 0:0
Inter – Feyennord 0:0
Liverpool – PSG 0:0
Barcelona kualifikohet në çerekfinale të Champions League
Ashtu siç pritej edhe ndodhi, Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Champions League.
Katalunasit si vendas shënuan fitore me rezultta 3:1 ndaj skuadrës portugeze, Benfica.
Të gjitha golat u shënuan në 45 minutat e parë.
Një Barcelonë sulmuese dhe e pandalshme për skuadrën rivale.
Për Barcelonën shënuan Raphinha (11′ e 27′), Yamal (42′) dhe për Benfica-n shënoi Otamendi (13′).
Barcelona ka fituar edhe takimin e parë në Lisbonë, me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1 kualifikohet në çerekfinale të Champions League.
Formacionet zyrtare: Liverpool – PSG
Janë publikuar formacionet zyrtare të kryendeshjes së mbrëmjes së sontme mes Liverpoolit dhe PSG-së, në kuadër të rundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Anfield” dhe fillon në orën 21:00.
Ndeshja e pare kishte përfunduar me rezultat 1-0 në favor të Liverpoolit dhe skuadra e cila fiton kalon në fazën çerekfinale të Championsit.
Tashmë gjithçka është gati dhe të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Inter dhe Bayern pa “presion”
Janë publikuar formacionet zyrtare të 3 sfidave të darkës në Champions League. Vëmendja e të gjithëve do të jetë në “Anfield”, aty ku përballen Liverpool dhe PSG. Anglezët do të kërkojnë të ruajnë fitoren e arritur një javë më parë në Paris, francezët do të tentojnë përmbysjen e madhe.
Liverpool XI: Alisson, Alexander-Arnold, Van Dijk, Konaté, Robertson, Gravenberch, Szoboszlai, Mac Allister, Diaz, Salah, Jota.
PSG XI: Donnarumma, Mendes, Pacho, Marquinhos, Hakimi, Neves, Vitinha, Ruiz, Kvaratskhelia, Dembele, Barcola.
Në “BayArena”, Leverkusen pret Bayern. Bavarezët vijnë nga fitorja e parë 3-0, por Xabi Alonso është shprehur që ekipi i tij nuk është dorëzuar ende.
Leverkusen XI: Hradecky; Arthur, Tah, Hermoso, Hincapié; Xhaka, Palacios, Aleix García; Grimaldo, Frimpong; Schick.
Bayern XI: Urbig; Laimer, Upamecano, Kim, Davies; Kimmich, Goretzka; Olise, Musiala, Coman; Kane.
Në “San Siro”, Inter pret Feynoord. Ziklatrit vijnë nga fitorja 0-2 në Rotterdam dhe sot do luajnë pa ndonjë presion të madh mbi supe, por holandezët kanë treguar që dijnë të surprizojnë.
Inter XI: Sommer; Pavard, De Vrij, Bisseck; Dumfries, Frattesi, Hakan Çalhanoğlu, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Thuram, Taremi.
Feyenoord XI: Wellenreuther; Read, Beelen, Hancko, Bueno; Moder, Ivanusec, Smal; Hadj Moussa, Ueda, Sliti.