• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE MANÇESTER SITI-ARSENAL/ Ndizet ndeshja, “topçinjtë” humbin rast të artë me Havertz (VIDEO)

06/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni futbollistik i elitës në Angli nis sot me FA Community Shield, ajo që është në fakt Superkupa e Anglisë. Një ndeshje e cila këtë vit sheh përballë Mançester Sitin që fitoi thuajse gjithçka në sezonin e kaluar, kundër Arsenalit, që i dorëzoi titullin në javët e fundit.

guardiola arteta

Të dy trajnerët do të përdorin këtë ndeshje për të parë gjendjen reale të lojtarëve të tyre, pas përgatitjeve që kanë bërë në turnetë jashtë Anglisë.

Guardiola i ka besuar një vend në rreshtim nga minuta e parë afrimit të fundit të verës, Kovaçiç, i cili ka marrë vendin e Gyndogan. Nga ana tjetër, janë emra si Rajs e Havertz të cilët luajnë nga minuta e parë në rreshtimin që Mikel Arteta, dikur krahu i djathtë i Guardiolës, ka vendosur për “topçinjtë”.

LIVE MANÇESTER SITI-ARSENAL 0-0

NGJARJET KRYESORE

25’ Aksion i shpejtë i Arsenalit me Havertz i cili merr topin në zonë dhe gjuan, por gjen përgjigjen me këmbë të Ortega. Sfera mbërrin të Martineli, gjuajtja e të cilit ndalet nga Stouns. (SHIH VIDEON)

14’ Rodri tenton me një goditje nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe për pak sa nuk përfundon në rrjetën e Ramsdelj. (SHIH VIDEON)

4’ Akanzhi nga e majta harkon në zonë, Uajt largon topin para se Alvarez ta shtyjë në rrjetë. (SHIH VIDEON)

1′ Nis takimi në “Uembli”.

FORMACIONET ZYRTARE

Mançestër Siti: Ortega, Uoker, Stons, Dias, Akanzhi, Rodri, Kovaçiç, B. Silva, Alvarez, Grilish, Haland.
Trajner: Pep Guardiola

Arsenal: Ramsdejl, Uajt, Saliba, Gabriel, Timber, Partej, Rajs, Odegard, Saka, Martineli, Havertz.
Trajner: Mikel Arteta

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kualifikohet Holanda

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.