Tuesday, 5. May 2026
Sport

LIVE MANÇESTER SITI-SEVILJA/ Shtanget ekipi i Guardiolës, En Nesiri kalon në avantazh spanjollët falë një supergoli (VIDEO)

GS 16/08/2023 2 Min. Lesezeit

Mançester Siti dhe Sevilja do të tentojnë sonte në mbrëmje, duke nisur nga ora 21:00 trofeun e parë në Europë për sezonin e ri.

il;

Të dyja skuadrat luajnë në finalen e Superkupës së Europës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Georgios Karaiskakis” në Athinë.

Qytetarët vijnë si fituesit e Ligës së Kampioneve dhe përballë tyre do të jetë fituesit e Ligës së Europës. Trajneri Guardiola ka përzgjedhur më të mirët teksa në sy bie mungesa e Bernardo Silvës si dhe e Kevin De Bryjn i cili do të qëndrojë gjatë jashtë fushave pas një dëmtimi i rëndë.

LIVE

MANÇESTER SITI 0-1 SEVILJA

25′ En Nesiri

NGJARJET KRYESORE

31′ Oliver Torres i jep një pasim Erik Lamelës, por ai gabon duke dërguar topin jashtë shtyllës së majtë. Kliko këtu

25′ GOOOL SEVILJA 0-1! Markos Akunja i jep asist En Nesirit, ky i fundit ngrihet lart dhe dërgon topin në këndin e poshtëm majtas duke kaluar në avantazh ekipin e tij! Kliko këtu

17′ Grilish gjuan me të djathtën drejt portës, Bono bën sërish detyrën dhe realizon një pritje të shkëlqyer. Kliko këtu

9’ Natan Ake gjuan drejt shtyllës së djathtë, por gjuajtja e tij bllokohet nga Bono, i cili realizon një pritje mahnitëse! Kliko këtu

7’ Palmer godet nga distanca drejt portës, por Bono tregohet vigjilent dhe bën një pritje të mirë. Kliko këtu

4’ Rakitiç kroson në zonën e penalltisë, por mbrojtja kundërshtare largon rrezikun.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE
dfnmfgPANORAMASPORT.AL

Teilen: