Thursday, 14. May 2026
Sport

LIVE MILAN-FROZINONE/ Fantastik Pulisiç, skuadra e Piolit në avantazh të dyfishtë pas asistit të portierit Menja (VIDEO)

GS 02/12/2023 2 Min. Lesezeit

Milani pret  në “San Siro” Frozinonen në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serinë A.fhfgh

Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren teksa trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare. 

Eusebio Di Françesko ka përzgjedhur titullarë sulmuesin e Kombëtares kuqezi, Marvin Çunin dhe sulmuesin me origjinë shqiptare, por me pasaportë gjermane Arijon Ibrahimoviç.

LIVE: MILAN-FROZINONE 2-0

Joviç 43′, Pulisiç 50′

KOMENTI

50′ GOOOOL MILANI 2-0/ Kuqezinjtë dyfishojnë shifrat me anë të Pulisiç. Futbollisti amerikan udhëheq mjaft bukur topin e dhuruar nga Menja, teksa mes 3 kundështarëve futet nga e djathta e zonës dhe nuk fal duke përshëndetur rrjetën. (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

43′ GOOOL MILAN 1-0/ Zhbllokohet sfida, Joviç kalon në avantazh Milanin me një gjuajtje të bukur brenda zonës (VIDEO)

42′ E pabesueshme çfarë humbet Çuni i cili i rëmben bukur topin Tomorit dhe del i vetëm me Menja, gjuajtja e tij u ndal nga portieri i Milanit dhe shkoi në këndore. Sulmuesi shqiptar vendos duart në kokë (VIDEO)

34′ Tentativa e Çunit brenda zonës, sulmuesi shqiptar provon të gjejë rrugën e rrjetës, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit (VIDEO)

20′ Milani hidhet në sulm në kërkim të golit, por mungon saktësia para portës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

g k jgfg

PANORAMASPORT.AL

Teilen: