Milani do të presë Juventusin në duelin e vlefshëm për javën e 9-të të Serisë A.
Një duel që pritet të jetë tepër i luftuar jo vetëm për renditjen që janë por edhe për shkak të historisë. Pioli dhe Alegri kanë hedhur në fushë më të mirë për këtë supersfidë e cila pritet të ndezë jo vetëm “San Siro”-n por edhe Italinë.
Te kuqezinjtë, përpara portierit Mirante janë të pozicionuar Kalabria, Çau, Tomori dhe Florenci. Në mesfushë janë Reijnders, Adili dhe Musah, ndërsa në sulm Leao, Pulisiç e Zhiru
Në krahun tjetër, “Zonja e Vjetër” luan me Sheznin në portë. Gati, Bremer dhe Rugani në prapavijë, ndërsa mesfusha është mjaft e pasur me Kostiç, Rabio, Lokateli, Mek Keni dhe Ueah. Sulmi i besohet Kin dhe Milik.
LIVE MILAN-JUVENTUS 0-1
63′ Lokateli
NGJARJET KRYESORE
79′ Zëvendësime në radhët e Milanit! Reijenders dhe Kalabria lënë fushën e lojës, zëvendësohen nga Romero dhe Kjaer.
78′ Dy zëvendësime në radhët e Juventusit. Largohen Gati dhe Milik, në vend të tyre futen Huijsen dhe Kieza.
77′ Kalabria kroson në zonë, Sheznji del dhe arrin ta mbyll mjaft mirë topin.
74′ Leao gjuan me kokë drejt portës së Sheznjit, nuk arrin të shënjestrojë si duhet dhe topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)
72′ Tjetër karton të verdhe për bardhezinjtë, Lokali ndëshkohet pas një ndërhyrje ndaj Florencit.
71′ Gati shkakton faull ndaj Leaos, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.
63′ GOOOL JUVENTUS 0-1/ Lokateli godet nga distanca dhe topi devijohet duke mposhtur Miranten, bardhezinjtë kalojnë në avantazh. (VIDEO)
60’ Kruniç e Joviç hyjnë në fushë në vend të Adli dhe Zhiru.
56’ Kambiaso e Vlahoviç hyjnë në fushë në vend të Kostiç dhe Ken.
52’ Goditje dënimi dhe këndi radhazi të Milanit, por harkimet në zonë nuk shfrytëzohen nga sulmuesit për të vënë në vështirësi Sheznjin.
49’ Leao nga e majta gjen si zakonisht hapësirën për pasimin në qendër, mbrojtja bardhezi largon rrezikun.
46’ Nis pjesa e dytë pa lëvizje të tjera në rreshtimet e dy skuadrave.
45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.
45’ E pabesueshme çfarë humb Ken para portës! Një harkim nga e majta gjen sulmuesin i cili pak hapa larg portës çon topin jashtë. (VIDEO)
43’ Pioli nuk vonohet për të përforcuar mbrojtjen dhe hedh në fushë Kalulu në vend të Pulishiç.
40’ Telashe për Milanin! Çau ndal në mënyrë të parregullt Ken i cili nisej drejt portës dhe gjyqtari i tregon kartonin e kuq. (VIDEO)
37’ Leao nga e majta lëshon harkimin e radhës, Pulishiç me kokë nuk e kthen dot sferën drejt portës.
34’ Rabio i merr kohën Musah dhe lëshon një diagonale të fortë nga e majta, pa gjetur portën e Mirante. (VIDEO)
27’ Leao nga e majta krijon hapësirën për krosim, por harkimi i tij është shumë i fortë dhe përfundon në anën tjetër në fundore.
23’ Juventusi ka në dispozicion një goditje dënimi interesante në pozicion ballor me portën. Milik gjuan por gjen përgjigjen e barrierës, topi shkon te Kostiç i cili provon me të majtën, por sfera nuk gjen katërkëndorin e Mirantes. (VIDEO)
14’ Mrekulli e Sheznjit në një aksion fantastik të Milanit. Leao kalon Gatin në të majtën, pason për Zhiru i cili rrotullohet dhe gjuan, por gjen përgjigjen e portierit polak. (VIDEO)
10’ Kundërsulm i shpejtë i Ken i cili pason për Kostiç në të majtën, por harkimi i këtij të fundit ndalet menjëherë nga prapavija e vendasve.
7’ Juventusi përgjigjet me një aksion të shpejtë, ku Ueah tenton të gjejë golin, por godet MekKenin në zonën kundërshtare.
6’ Reijnders lëshon në gjuajtje të fortë nga distanca, sfera nuk gjen katërkëndorin e Sheznjit.
4’ Leao harkon në zonë për Zhiru, gjuajtja e të cilit me thembër devijohet jashtë. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “San Siro” mes dy pretendentëve për titullin në Serinë A.
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL