Milan-Juventus është ndeshja e kësaj jave në Serinë A që të gjithë presin me padurim, pasi bëhet fjalë për dy nga skuadrat më të njohura të kampionatit italian, me pretendime madhore.
Te kuqezinjtë, trajneri Fonseka ka zgjedhur Loftus-Çik dhe Musah të luajnë nga minuta e parë. Ndërsa Tiago Mota ka bërë një zgjedhje të çuditshme, duke rreshtuar MekKenin si “9 fals” në rreshtimin e tij.
LIVE
MILAN 0-0 JUVENTUS
NGJARJET KRYESORE
63′ Kefren Turam merr një pasim dhe provon nga mesfusha drejt portës, por Menja bën një pritje të lehtë. (VIDEO)
58′ Lojtarët e Juventusit po qarkullojnë topin dhe bëjnë pasime të shkurtra duke pritur të hapin mbrojtjen e Milanit.
55′ MekKeni bën një sfidë të ashpër dhe arbitri godet për faull. Milani fiton një goditje dënimi. (VIDEO)
50′ Kambiazo merr një pasim të mirë brenda zonës, por goditja e tij në portë bllokohet nga një mbrojtës. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë, trajnerët iu besojnë të njëjtëve.
45’+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
38′ Morata kap një top të mirë në zonë, por goditja e tij me kokë fluturon disa metra larg shtyllës së djathtë.
32′ Lokateli godet një kundërshtar me një ndërhyrje me rrëshqitje dhe paralajmërohet nga arbitri.
28′ Edhe Federiko Gati ndëshkohet me karton të verdhë.
26′ Rafael Leao ndëshkohet me karton të verdhë për sjellje të papërshtatshme ndaj arbitrit.
23′ Jildiz merr një krosim në zonë dhe gjuan topin i cili shkon jashtë shtyllës së majtë. (VIDEO)
18′ Musah gjuan një top në zonë, por Di Gregorio është shumë afër dhe arrin ta kapë. (VIDEO)
16′ Federiko Gati gjuan nga jashtë zone drejt mesit të portës, por Menja është i pozicionuar mirë dhe bën një pritje të rehatshme. (VIDEO)
10′ Koopmeiners futet brenda zonës, por gjuan drejt shtyllës së majtë dhe topi përfundon jashtë fushës. (VIDEO)
8′ Konseisao merr një krosim të mirë brenda zonës, por përpjekja e tij për gol pengohet nga Teo Hernandez. (VIDEO)
5′ Lokateli ia heq topin kundërshtarit me faull, arbitri jep një goditje dënimi për Milanin.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (4-2-3-1): Menja; Emerson Rojal, Çau, Gabia, Teo Hernandez; Fofana, Reijnders; Musah, Loftus-Çik, Leao; Morata.
JUVENTUS (4-2-3-1): Di Gregorio; Savona, Gati, Kalulu, Kambiaso; Lokateli, K. Turam; Konseisao, Kupmainers, Jilldiz; MekKeni.
PANORAMASPORT.AL