Përballja mes Milanit dhe Leçes nis ndeshjet e kësaj jave në Serinë A, në një përballje shumë interesante mes dy ekipeve të cilat luftojnë për objektiva krejtësisht të ndryshëm.
Trajneri Fonseka kërkon të vazhdojë me euforinë e fitores në derbi duke propozuar një skuadër shumë sulmuese, teksa ka çuditur me zgjedhjen e tij duke aktivizuar Moratan nga minuta e parë përkrah Abraham, pavarësisht problemeve fizike të spanjollit.
Ndërkaq, në radhët e Leçes bie në sy prania e Ramadanit nga minuta e parë e sfidës, me trajnerin Goti që ka bërë prapakthehu pasi la jashtë mesfushorin shqiptar dhe e pësoi duke u eliminuar në Kupën e Italisë.
LIVE: MILAN – LEÇE 3-0
Morata 38′, Teo Hernandez 41′, Pulisiç 43′
GOLI I PULISIÇ: VIDEO
GOLI I TEO HERNANDEZ: VIDEO
GOLI I MORATA: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (4-4-2): Menja; Emerson Rojal, Tomori, Gabia, Teo Hernandez; Pulisiç, Fofana, Reijnders, Rafael Leao; Morata, Abraham.
LEÇE (4-3-3): Falkone; Dorgu, Bashiroto, Gaspar, Galo; Pierret, Ramadani, Kulibali; Morente, Krstoviç, Rebiç
PANORAMASPORT.AL