Sunday, 1. February 2026
Sport

LIVE MILAN-MONZA/ Vjen dhe goli i tretë, Okafor hedh “KO” miqtë (VIDEO)

GS 17/12/2023 2 Min. Lesezeit

Milani pret Monzën në “San Siro” në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A.

milan monza

Kuqezinjtë kërkojnë që të rikthehen te fitorja në kampionat pas disfatës me Atalantën javën e kaluar në mënyrë që të mbajnë gjallë shpresat për titull.

Nga ana tjetër, të besuarit e Paladinos kanë bërë mirë këtë sezon, teksa synimi i tyre është Europa.

LIVE:

MILAN 3-0 MONZA

Reijnders 3′, Simiç 41′, Okafor 76′

NGJARJET KRYESORE:

76′ GOOOL MILAN 3-0/ Aksion fantastik nga kuqezinjtë që finalizohet në mënyrën e duhur nga Okafor. (VIDEO)

55′ A. Karboni shkakton një mbajtje të palejuar dhe ndëshkohet me të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

41′ GOOOL MILAN 2-0/ Rafael Leao hedh një top në zonë që gjen 18-vjeçarin Simiç dhe shënon në debutimin e tij. (VIDEO)

35′ Reijnders shkakton një ndërhyrje të rrezikshme pranë zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

24′ Largohet Pobega i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Simiç.

3′ GOOOL MILAN 1-0/ Reijnders lëviz mjaft bukur në zonë duke kaluar kundërshtarët njëri pas tjetrit dhe godet duke ndëshkuar Di Gregorion. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

15151

MILAN: Menja, Florenci, Tomori, Kjaer, Teo Hernandez, Pobega, Reijnders, Loftus-Ccik, Pulisiç, Zhiru, Leao.

Trajner: Stefano Pioli

MONZA: Di Gregorio, D’Ambrozio, A. Karboni, Kaldirola, Pereira, Pesina, Galiardini, Kiriakopulos, Kolpani, Mota, Kolombo.

Trajner: Rafaele Paladino

PANORAMASPORT.AL

Teilen: