• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE MILAN-ROMA/ Zhiru asiston me finte, Teo realizon gol spektakolar! Kuqzinjtë në delir (VIDEO)

14/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani pret Romën në supersfidën e javës së 20-të të Serisë A, me të dyja skuadrat që kanë detyrim fitoren.

bandicam 2024-01-14 20-47-22-148

Kuqezinjtë kërkojnë të ruajnë distancën me ndjekësit për një vend në zonën “Champions”, por dhe të shpresojë të futet sërish në luftën për titull.

Nga ana tjetër verdhekuqtë ndodhen në krizë rezultatesh, me fatin e Murinjos që ndodhet në fije të perit dhe një fitore e mundshme do i afronte ata akoma dhe më shumë në zonën “Champions”.

LIVE: MILAN – ROMA 3-1

Adli 11′, Zhiru 56′, Teo Hernandez 84′ / Paredes 69′ (p)

KOMENTI LIVE:

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

89′ Musah “flirton” me golin e katërt, tentativa e tij ndalet në shtyllë.

89′ Pioli kryen dy zëvendësime, largohe Adli dhe Teo Hernandez, në fushë Zeroli dhe Jimenez.

86′ Menja bën një tjetër pritje fantastike, duke i mohuar një gol të sigurt mesfushorit Parades. (VIDEO) 

84′ GOOOOL MILANI 3-1/ Kuqezinjtë e Piolit shënojnë sërish me anë të Teo Hernandez. Pas një kombinimi spektakolar me Zhiru, mbrojtësi francez lëshon një predhë duke shkundur portën kundërshtare. (VIDEO) 

79′ Dy zëvendësime edhe në radhët e Milanit, Leao dhe Pulisiç i lënë vendet Okaforit dhe Musah.

78′ Roma kryen dy zëvendësime largohen Llorente dhe Çelik në fushë Zalevski dhe Hujisen.

71′ Kjaer ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Belotit.

69′ GOOOOL ROMA 2-1/ Rihapet sfida, Paredes realizon nga pika e bardhë e penalltisë (VIDEO) 

68′ Penallti për Romën, e fiton kapiteni Pelegrini pas ndërhyrjes së gabuar të Kalabrias. (VIDEO) 

64′ Milani kërkon edhe golin e tretë me anë të Pulisiç, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën (VIDEO) 

61′ Zëvendësim te Roma, largohet nga fusha El Sharaui, vendin e tij e merr Beloti.

56′ GOOOOL MILAN 2-0/ Kombinim perfekt me kokë Kjaer-Zhiru, ky i fundit nuk fal teksa shumë pranë vijës fatale shtyn topin drejt rrjetës. (VIDEO) 

46′ Roma kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Mançini i ndëshkuar me karton të verdhë, vendin e tij e merr Pelegrini.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Mbrojtësi Mançini ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet ndeshjen e radhës.

39′ Milani kërkon penallti për ndërhyrje të gabuar të Kristensen brenda zonës ndaj Loftus-Çik, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi. Vazhdon loja. (VIDEO) 

38′ Parades provon me një predhë nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

31′ Tjetër mundësi shënimi, Zhiru servir bukur brenda zonës për Pulisiç, i cili nuk koordinohet siç duhet, tentativa e tij devijohet në goditje këndi nga Spinacola. (VIDEO) 

30′ Majk Menja shpëton një gol të sigurt, duke i mohuar rrugën e rrjetës futbollisti Çelik. Vendimtare ndërhyrja e gardianit francez, që largon rrezikun në këndore. (VIDEO) 

29′ Një top i nisur si harkim nga Teo Hernandez përfundon në shtyllën e majtë pingule të portierit Svilar, shpëton për mrekulli porta e Romës. (VIDEO) 

27′ Pranë golit të dytë Milani që provon me Pulisiç, por tentativa e futbollistit ndalet nga portieri Svilar. (VIDEO)

11′ GOOOOL MILAN 1-0/ Zhbllokohet sfida, Adli kalon në avantazh kuqezinjtë pas një aksioni fantastik që u finalizua me sukses nga mesfushori francez! (VIDEO) 

6′ Minuta mjaft të mira për Romën, që ushtron presion në zonën e Milanit, por mungon saktësia para portës.

2′ Start emocionues me të dyja skuadrat që hidhen menjëherë në sulm, goditjen e parë nga këndi e fiton Roma pas një devijimi të portierit Menja.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

14546

PANORAMASPORT.AL

Next Post

VIDEO/ PSG vazhdon marshimin drejt titullit kampion, Barcola e Mbappe kapin 3 pikë në transfertën e Lens

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.