Thursday, 9. April 2026
Sport

LIVE MILAN-VERONA/ Starton sfida me 30 minuta vonesë, kuqezinjtë kërkojnë tre pikët në “San Siro”

GS 23/09/2023 1 Min. Lesezeit

Milani pret Veronën në sfidën e javës së pestë të Serisë A, me kuqezinjtë që duan të rikthehen te fitorja pas turpërimit nga Interi në javën e kaluar me rezultatin 5-1.

milan verona

Duket se Pioli ka zgjedhur që të ndryshojë rreshtimin, me tre mbrojtës në fushë, ndërsa Teo dhe Kalabria janë lënë në stol. Në vendet e tyre janë future Musah dhe Florenzi.

Nga ana tjetër, Verona po kalon një moment jo të keq në kampionat, teksa kërkon të surprizojë kuqezinjtë në shtëpinë e tyre.

REZULTATI LIVE:

MILAN 0-0 VERONA

FORMACIONET ZYRTARE:

8787

MILAN: Sportielo, Çau, Kjaer, Tomori, Musah, Kruniç, Reijnders, Florenzi, Pulisiç, Leao, Zhiru.

Trajner: Stefano Pioli

VERONA: Montipo, Manjani, Davidovixh, Hien, Faraoni, Hongla, Folorunsho, Lazoviç, Duda, Terraçiano, Ngonge.

Trajner: Marko Baroni

PANORAMASPORT.AL

Teilen: