Kombëtarja shqiptare po vijon me përgatitjet në Austri, teksa e gjithë skuadra është e plotë dhe e ka kryer seancën e radhës stërvitore.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik.
Pas suksesit të parë ndaj Lihteshtejnit, kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe testin e dytë të premten ndaj Azerbajxhanit, sfidë e cila do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Haladas Sportkomplexum”.
Përpara kësaj sfide, trajneri Sylvinho dhe sulmuesi Taulant Seferi kanë dalë në konferencën për shtyp./h.ll/abcnews.al