Napoli-Inter është kryendeshja e javës së 14-të të Serisë A e cila do të luhet në stadiumin dhe do të ketë një shtrirje shikueshmërie në të gjithë botën, duke u transmetuar në pesë kontinente. Një duel tepër vendimtar për sa i përket fateve të sezonit.
Padyshim që kjo është dhe një sfidë speciale mes Viktor Osimhen dhe Lautaro Martinez, që janë dy liderat e skuadrave respektive.
Interi ka fituar pesë nga tetë ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Napolit (2 barazime, 1 humbje), pavarësisht se humbi ndeshjen e fundit (3-1 më 21 maj). Hera e fundit që napolitanët fituan dy ndeshje radhazi kundër zikaltërve në kompeticion ishte në sezonin 2016/17.
Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë që kanë në dispozicion.
LIVE: NAPOLI-INTER 0-1
Çalhanoglu 44′
KOMENTI LIVE:
44′ GOOOOL INTER 0-1/ Skuadra e Inzagit kalon në avantazh me Çalhanoglu, që shënon me një predhë nga distanca. Në festë intersitët (VIDEO)
18′ Zëvendësim i detyruar te Interi, largohet nga fusha De Vraj i dëmtuar, vendin e tij e merr Karlos Augusto.
12′ Interi gjen golin me anë të Turam, por goli anulohet për pozicion jashtë loje (VIDEO)
3′ Pritje spektakolare e Zomer, portieri i Interit i mohon një eurogol mesfushorit Elif Elmas, duke devijuar topin në këndore (VIDEO)
1′ Starton supersfdia!
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL