• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE NAPOLI-INTER/ Napolitanët e nisin me vrull pjesen e dyte, Kvara vë në provë Zomer (VIDEO)

22/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Napoli dhe Interi luajnë sot në Riad finalen e Superkupës së Italisë. Të dy skuadrat kërkojnë këtë trofe për të nisur sa më mbarë vitin. Për Simone Inzgain kjo do të ishte Superkupa e pestë në karrierë nëse e fiton, ndërsa për Maxarrin e para.

bandicam 2024-01-22 19-58-57-064

Për të dy klubet, në lojë janë edhe 3 milionë euro, pasi fituesi i Superkupës merr në total 8 milionë euro nga aktiviteti, ndërsa humbësi i finales, ndalet në kuotën e 5 milionë eurove.

Në formacionin e Napolit bie në sy prania e Zerbin si titullar në vend të Mario Rui, me djaloshin i cili shënoi dy gola ndaj Fiorentinës që do të ketë përsëri shansin e tij në finale. Edhe pse lojtari pritet të jepet në huazim te Sasuolo, Maxarri ka vendosur që ta aktivizojë sot në finale.

Ndërsa te Interi, do të mungojë Bastoni i cili nuk është në formën më të mirë fizike. Vendin e tij e merr Açerbi, me De Vraj që do të jetë në qendër të prapavijës.

LIVE NAPOLI-INTER 0-0

NGJARJET KRYESORE

51’ Kundërsulm i napolitanëve me Kvaratskhelia i cili tenton të gjejë golin ne shtyllën e largët, Zomer është i aftë të grushtojë jashtë. (VIDEO)

49’ Politano ekzekuton një goditje dënimi, topi kalon mbi traversën e portës së Zomer (VIDEO)

45’+1′ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

43’ Mkhitarjan nis Turam drejt zonës, sulmuesi kalon Golinin por shtyn topin më shumë se duhet dhe mbrojtja largon rrezikun. (VIDEO)

38’ Turam nga e majta niset në kundërsulm pason për Lautaro Martinez i cili çon sferën në rrjetë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të francezit. (VIDEO)

31’ Açerbi harkon nga e majta, Lautaro tenton me kokë por nuk gjen portën. (VIDEO)

18’ Turam dhe Lautaro nxjerrin Mkhitarjan në pozicion gjuajtje, armeni fluturon topin mbi traversë. (VIDEO)

15’ Shkëndija e parë e mirëfilltë e ndeshjes vjen me një gjuajtje të Dimarkos nga jashtë zonës, me topin që shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Riad.

FORMACIONET ZYRTARE

NAPOLI (3-4-2-1): Golini; Di Lorenco, Rrahmani, Zhuan Zhezus; Mazoki, Kajust, Lobotka, Zerbin; Politano, Kvaratskhelia; Simeone.
Trajner: V. Maxarri

INTER (3-5-2): Zomer; Pavar, De Vraj, Açerbi; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarian, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: S. Inzagi

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Finalja e Superkupës së Italisë, Inter dhe Napoli mbyllin 45 minutat e para në barazimin pa gola

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.