Ndeshja mes Napolit dhe Juventusit që luhet sot në “Diego Maradona” do të jetë padyshim një nga ndeshjet më të ndezura të këtyre javëve në Serinë A për shkak të situatës që po kalojnë dy skuadrat. Napoli kërkon të dalë nga kriza e rezultateve dhe kthehet në shinat e duhura në garën për një vend në Ligën e Kampioneve, kurse Juventusi të mbrojë vendin e dytë në renditje.
Trajneri Kalcona i ka besuar në formacionin titullar Traore dhe jo Zielinskit, ndonëse ky i fundit është një nga lojtarët kyç të manovrës së napolitanëve. Edhe Oliveira luan titullar në vend të Mario Ruit në krah të prapavijës.
Nga ana tjetër, vendin e Rabaio dhe MekKeni që mungojnë te Juventusi, e marrin Alkaraz e Mireti. Surprizë në mbrojtje ku vendin e Gatit e ka marrë Aleks Sandro. Dyshja Kieza-Vlahoviç do të jetë ajo që do të ketë detyrat ofensive në këtë sfidë.
LIVE: NAPOLI-JUVENTUS 1-0
Kvaraskhelia 42′
KOMENTI LIVE:
45′ Tjetër rast i artë i shpërdoruar nga serbi Vlahoviç, duket mbrëmje jo për sulmuesin e Juventusi (VIDEO)
42′ GOOOOL NAPOLI 1-0/ Kvaraskhelia kalon në avantazh vendasit falë një realizimi fantastik (VIDEO)
34′ Fati nuk është me skuadrën e Alegrit, shtylla i mohon golin e avantazhit Juventusit (VIDEO)
19-28′ Përballje tepër e luftuar, Vlahoviç, Bremer dhe Kambiaso janë 3 futbollistët e ndëshkuar me karton të verdhë në radhët e bardhezinjve.
10′ Rasti i artë i Vlahoviç, bardhezinjtë “flirtojnë” me golin (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenco, Rrahmani, Huan Zhezus, Olivera; Anguisa, Lobotka, Traore; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia
Trajner: F. Kalcona
JUVENTUS (3-5-2): Sheznji; Rugani, Bremer, Aleks Sandro; Kambiaso, Alkaraz, Lokatelli, Mireti, Iling Xhunior; Vlahoviç, Kieza
Trajner: M. Alegri
PANORAMASPORT.AL