Napoli dhe Real Madrid është kryendeshja e Grupit C në Ligën e Kampionëve.
Të dy ekipet vijnë në këtë duel pas fitoreve në raundin e parë. ndaj sfida e sotme merr karakterin për udhëheqësin e grupit, ku padyshim favoritët shikohen të besuarit e trajnerit Ançeloti.
Të dy trajnerët u kanë besuar lojtarëve më të mirë të mundshëm, ku te Reali bie në sy që Luka Modriç e nis sërish nga stoli. Kapiteni i Kosovës, Armir Rrahmani, është i pamundur për Napolin edhe në këtë takim, pasi është në fazë rikuperimi të dëmtimit.
LIVE NAPOLI-REAL MADRID 1-2
19′ Ostigard / 27′ Vinicius, 34′ Bellingam
NGJARJET KRYESORE
38’ Harkim nga e djathta për Osimhen i cili gjuan fort me kokë por gjen përgjigjen e Kepa. (VIDEO)
34’ GOOOL REAL MADRID! Përmbyset rezultati me Bellingam i cili driblon mes shumë lojtarësh para se të hyjë në zonë e mposhtë Meret. (VIDEO)
27’ GOOOL REAL MADRID! Madrilenët gjejnë golin me anë të brazilianit Vinicius pas një gafe të mbrojtjes napolitane. (VIDEO)
19’ GOOOL NAPOLI! Pas zhvillimit të një goditje këndi, Ostigard me kokë kalon në avantazh vendasit. (VIDEO)
10’ Pas një harkimi në zonë, Bellingam provon të gjuajë fluturimthi por sfera devijohet jashtë. (VIDEO)
5’ Rodrigo shfaqet para Meret dhe lëshon një gjuajtje të fortë nga e djathta, portieri grushton. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL