Real Madrid dhe Atletiko Madrid përballen sot në një derbi të ndezur në Ligën e Kampioneve, në sfidën e parë për të siguruar një biletë në çerekfinalet e turneut.
Rivaliteti historik i dy skuadrave është i njohur, ashtu si edhe lufta dhe spektakli që dhurojnë në çdo përballje. Ndaj edhe sot pritet që kjo të jetë sfida më e rëndësishme e turneut, ku të gjithë do të mbërthejnë sytë.
LIVE REAL MADRID-ATLETIKO MADRID 1-0
4′ Rodrigo
NGJARJET KRYESORE
18’ Në goditjen pasardhëse nga këndi, Simeone gjuan i vetëm në zonë por gabon plotësisht kontaktin me topin.
17’ Atletiko sulmon me Alvarez, pasimi i tij për Lino ndalet nga Rudiger.
13’ Vinicius gjen hapësirë në krahun e majtë, pasimi i tij në qendër nuk mbërrin Mbape para portës.
10’ Driblim spektakolar i Brahim Diaz në mesfushë, lojtarët e Atletikos detyrohen ta ndalin me faull. (VIDEO)
7’ Rodrigo përsëri djeg në shpejtësi Galan dhe futet në zonë ku rrëzohet pas një kontakti, gjyqtari nuk akordon penallti për “los blancos”.(VIDEO)
4’ GOOOL REAL MADRID! Rodrigo i “lë targën” Galan me shpejtësi në krahun e djathtë, gjen hapësirë në qendër dhe gjuan duke mposhtur Oblak. (VIDEO)
1’ Nis dueli pas një minutë heshtje në kujtim të ish-futbollistit Havier Dorado që u nda nga jeta pak ditë më parë .
FORMACIONET ZYRTARE
REAL MADRID: Kurtua; Valverde, Asensio, Rydiger, Mendi; Tçuameni, Kamavinga; Brahim Diaz, Rodrigo, Vinicius; Mbape.
Trajner: Karlo Ançeloti
ATLETIKO MADRID: Oblak, Galan, Lengle, Himenez, Jorente, De Pol, Barrios, Xhu, Siumeone, Lino, Grizman, Alvarez.
Trajner: Diego Simeone
PANORAMASPORT.AL