Nuk takohen në Spanjë, por do të takohen në Arabinë Saudite! Bëhet fjalë për presidentët e dy klubeve, Florentino Perez (Real) dhe Joan Laporta (Barcelona), të cilët do të jenë në krah të njëri-tjetrit në finalen e Superkupës, e cila luhet sonte në orën 20:00 në Riad të Arabisë Saudite.
Pas shumë muajsh dy numrat një do të jenë së bashku. Kujtojmë se marrëdhëniet mes Perezit e Laportës janë ftohur pas shpërthimit të skandalit “Negreira”. Perez ka refuzuar të shkojë në Barcelonë në sezonin e kaluar.
Të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet që do të diskutojnë trofeun e parë për vitin 2024 në Spanjë. Befasia sa i përket formacioneve ka të bëjë me portën e Realit, ku Ançeloti ka përzgjejdur ukrainasin Lunin përpara “gardianit” spanjoll, Kepa.
LIVE REAL MADRID-BARCELONA 2-0
7′, 10′ Vinicus
NGJARJET KRYESORE
7’ GOOOL REAL MADRID! Mbrojtja katalanase gabon pozicionin jashtë lloje dhe Vinicius del i vetëm para portës duke mos gabuar.
5’ Aksion i rrezikshëm i katalanasve me një top të Serzhi Roberto në zonë, por Karvahal dhe Lunin shpëtojnë katërkëndorin.
1′ Nis “El Clasico” i SuperKupës.
Formacionet zyrtare të Superkupës së Spanjës:
PANORAMASPORT.AL