Karlo Ançeloti ka publikuar formacionin, me të cilin Real Madrid do të përballet ndaj Majorkës. Sfida do të nisë në orën 21:00.
Bie në sy te madrilenët, që nuk kanë lojtarë të ekipit të parë në stol. Kjo për shkak të dëmtimeve të shumta. Po ashtu nga minuta e parë e nis Jakobo, i cili debutoi në vitin 2025.
Situatë e pazakontë për Realin, që luan shanset e mbetura për titullin kampion. Me 3 ndeshje të mbetura për t’u luajtur, skuadra e Ançelotit numëron 7 pikë më pak se Barcelona.
Në kampin e Majorkës, titullar aktivizohet Vedat Muriqi, që kërkon të surprizojë skuadrën e Ançelotit.
LIVE: REAL MADRID – MAJORKA 0-1
Valjent 11′
GOLI I VALJENT: VIDEO
PANORAMASPORT.AL