Reali në presion të skuadrës angleze
(E plotësuar) – Gjithçka gati.
Ndeshjet
Arsenali – Real Madridi
Bayerni – Interi
Interi ka presionin
Bajern Mynih dhe Interi do të luajnë nga ora 21:00 një nga duelet çerekfinale në Champions.
Sfida e parë në Gjermani vendos përballë dy klube gjigante në Europë.
Të dyja skuadrat vijnë të qetë përsa i përket kampionateve respektive. Bajerni kryeson në Gjermani dhe Interi në Itali.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.
Kujtojmë se Kristjan Asllani është i pezulluar për këtë ndeshje.
FORMACIONET ZYRTARE
Bajern Mynih: Urbig; Laimer, Dier, Kim, Stanisiç; Kimish, Goretzka; Olise, Guerreiro, Sane, Kejn
Trajner: V. Kompani
Inter: Somer; Bastoni, Açerbi, Pavard; Augusto, Mkitarjan, Çalhanoglu, Barela, Darmian; Turam, L. Martinez
Trajner: S. Inzagi.
Reali apo Arsenali?
Real Madrid ka publikuar formacionin zyrtar, dy orë para ndeshjes me Arsenalin. Madrilenët do të luajnë në Angli sfidën e parë çerekfinale të Champions.
Ançeloti ka vendosur të bëjë plot gjashtë ndryshime nga ndeshja e fundit me Valencian. Sfida me këto të fundit u humb në kampionat.
“Katër Fantastikët” janë gati nga minuta e parë. Vinicius, Mbape, Bellingam dhe Rodrigo do të jenë aty për të treguar potencialin atyre. Spektakli nis në orën 21:00 dhe është i gjithi për t’u shijuar.
FORMACIONET ZYRTARE
Real Madrid: Kurtua; Alaba, Asensio, Rudiger, Valverde, Modriç, Bellingam, Kamavinga, Rodrigo, Mbape, Vinicius
Trajner: Karlo Ançeloti
Arsenal: Raja; J. Timber, Saliba, Kivior, Ljuis-Skelli; Odegard, Partej, Rajs; Saka, Merino, Martineli.
Real e Arsenal, të dyka ekipet vijnë me mungesa të shumta
Sonte do të luhen ndeshjet e para të sfidave çerekfinale në Champions League. Në “Emirates”, Arsenali pret kampionin në fuqi të Europës, Real Madridin.
Të dyka ekipet vijnë me mungesa të shumta, por në sfida si kjo nuk ka nevojë për motivim, kushdo që luan, është i detyruar të japë më të mirë në fushë.
Për “Topçinjtë” mungojnë për shkak dëmtimi Calafiori, Gabriel Magalhaes, Gabriel Jesus, Havertz dhe Tomiyasu, ndërsa Sterling mungon për shkak kartonash. Te “Los Blancos” mungojnë për shkak dëmtimi, Carvajal, Ceballos, Militao, Lunin dhe Mendy, ndërsa Tchouameni mungon për shkak kartonash.
Arsenal:Raya, Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly, Partey, Rice, Odegaard, Saka, Martinelli, Merino.
Real Madrid: Courtois, Valverde, Asencio, Rüdiger, Alaba, Modrić, Camavinga, Bellingham, Rodrygo, Mbappé, Vini Jr.
Në “Allianz Arena”, Bayern Munich pret Interin. E njëjta situatë është edhe këtu, ku bavarezët vijnë me shumë mungesa për shkak dëmtimesh. Buchman, Coman, Davies, Hiroki Ito, Musiala, Neuer, Pavlovic, Upamecano, të gjithë mungojnë për arsye dëmtimi. Situata tek Inter është poak më ndryshe, mungon Asllani për shkak kartonash, ndërsa për shkak dëmtimi mungojnë Dumfries, Taremi dhe Zielinski.
Bayern: Urbig; Stanisic, Dier, Kim; Laimer, Goretzka, Kimmich, Guerreiro; Olise, Kane, Sane.
Inter: Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Thuram, Lautaro Martínez.