Java e 35-të e Serisë A vendos përballë Romës me Juventusin, një duel që është shumë delikat sa i përket kualifikimit të tyre në Ligën e Kampioneve.
Roma nuk e ka siguruar praninë në pesëshen e parë dhe me eliminimin thuajse të sigurt nga Liga e Europës, kampionati është rruga e vetme e mundshme për të qenë pjesë e turneut më të rëndësishëm për klube në edicionin e ardhshëm.
Ndërsa për Juventusin, përveçse kërkon të mbyllë sa më shpejt matematikisht diskutimin për një vend në Champions, tanimë synon që të afrohet me Milanin për vendin e dytë që do ta bënte sezonin pak më interesant.
LIVE ROMA-JUVENTUS 1-1
15′ Lukaku / 31′ Bremer
GOLI I BREMER (VIDEO)
GOLI I LUKAKU (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
ROMA (4-3-1-2): Svilar; Kristensen, Jorente, Ndika, Angelino; Kristante, Paredes, Pelegrini; Baldanci, Lukaku, Dibala.
Trajner: D. De Rosi
JUVENTUS (3-5-2): Sheznji; Gati, Bremer, Danilo; Ueah, MekKeni, Lokateli, Rabio, Kambiaso; Vlahoviç, Kieza.
Trajner: M. Alegri
PANORAMASPORT.AL