Do të startojë në orën 20:45, dueli mes Roma dhe Juventusi, i vlefshëm për javën e 31-të të Serisë A. Kryeqytetasit dhe bardhezinjtë kanë barazuar dy ndeshjet e fundit në kampionat. Hera e fundit që dy skuadrat regjistruan më shumë barazime të njëpasnjëshme në Serinë A, ishte periudha mes dhjetorit 1983 dhe marsit 1985 (katër në atë rast).
Juventusi ka mbetur i pamposhtur në tetë (4 fitore, 4 barazime) nga nëntë ndeshjet e fundit kundër Romës në kampionat. Fitorja e vetme e verdhekuqve në këtë periudhë të Serisë A ka ardhur më 5 mars 2023 (1- 0 në Olimpico, me golin e Xhanluka Mançinit).
Igor Tudor fitoi ndeshjen e tij të parë si trajner i bardhezinjve kundër Xhenoas. Vetëm tri herë një trajner ka fituar të dyja ndeshjet e tij të para pas zëvendësimit të një trajneri tjetër në të njëjtin sezon në historinë e Juventusit në Serinë A.
Juventus (17) dhe Roma (18) janë dy skuadrat që kanë pësuar më pak gola nga aksionet në këtë sezon të Serie A.
LIVE: ROMA-JUVENTUS 1-1
Shomurodov 49′ / Lokateli 40′
GOLI I SHOMURODOV: VIDEO
SUPERGOLI I LOKATELIT: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL